Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komuna e Prishtinës ndan 1 milion euro për kontejnerë modernë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/03/2026
in Lajme
0
Komuna e Prishtinës ndan 1 milion euro për kontejnerë modernë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vite që kryeqyteti i Kosovës është duke u përballur me problemin e mbeturinave.

Hedhja e tyre vend e pa vend, mungesa e kontejnerëve, mosshtimi i hapësirave për vendosjen e tyre, ka krijuar një pamje të shëmtuar për kryeqendrën kosovare.

Mbase, për t’i dhënë fund situatës së rënduar, Komuna e Prishtinës ka hapur “kuletën”, duke ndarë rreth një milion euro, raporton Klankosova.tv

Me këto mjete, komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama, ka paraparë ndërtimin e disa kontejnerëve në disa lagje të kryeqytetit, për çka ka hapur edhe tenderin.

Sipas dosjes së tenderit, do të bëhet ndërtimi i kontejnerëve mbitokësorë dhe nëntokësorë, si dhe të bëhet furnizimi e zgjerimi i tyre.

“Ndërtimi i kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, furnizimi dhe zgjermi Zona1 Qendra- Tophane , Dodona, Bregu i Diellit , Ulpiana , Dardania , Lakërishta dhe Zona 2 Kodra e Trimave , Bernicë e Epërme”, thuhet në dosjen e kontratës, e cila kap vlerën e 950 mijë eurove.

Në të njëjtën ditë, Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe 550 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen e kryeqytetit.

Related

Previous Post

Tronditëse: Dy fëmijë braktisen brenda një muaji në Kosovë

Next Post

Krim i rëndë në Fier: Vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

Next Post
Krim i rëndë në Fier: Vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

Krim i rëndë në Fier: Vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.