Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksioni antidrogë “Delivery”: Prokuroria jep detaje, 5 persona drejt paraburgimit

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/03/2026
in Category
0
Aksioni antidrogë “Delivery”: Prokuroria jep detaje, 5 persona drejt paraburgimit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë operacion janë ndaluar pesë persona, në raste të ndryshme të ndërlidhura me një objekt banesor ku katër prej tyre dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, sipas nenit 267 të KPRK-së, dhe një person për veprën penale ‘’Hyrja e paautorizuar kompjuterike’’, sipas  nenit 277/D,  dhe ‘’Mashtrimi Kompjuterik’’, nga neni  277/K sipas Ligjit Nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës.

Pas një pune intensive hetimore, dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, janë identifikuar katër persona të dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike të dyshuar të llojit  marihuanë dhe kokainë në Komunën e Prishtinës.

“Ndërkohë, Prokurori i shtetit në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës. Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar: një paketim me substancë narkotike  të dyshuar  të llojit marihuanë me peshë totale 1.117.5 gramë, dhe dy paketime me substancë narkotike  të dyshuar të llojit marihuanë 2.221 gramësh, para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga, dy (2) vetura, katër (4) telefona celularë, si dhe  njëzetë e pesë (25) qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 11.9 gramësh”, ka njoftuar Prokuroria.

Prokurori i shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikatë.

Related

Previous Post

Pamje të rënda në seancë: Zbardhet nata e vrasjes së Liridona Ademajt

Next Post

“Shpërthen” çmimi i naftës në bursa, rritje me X për qind

Next Post
“Shpërthen” çmimi i naftës në bursa, rritje me X për qind

“Shpërthen” çmimi i naftës në bursa, rritje me X për qind

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.