Familja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti Naim Murselit, ka një lutje ndaj mediave.
Përmes një reagim, kjo familje ka kërkuar nga mediat që të mos publikohen pamjet e renda të bijës së tyre të varë, të cilat janë publikuar në seancën e sotme gjyqësore.
“Sot gjate zhvillimit te seances se rradhes ne rastin e motres tone Liridona Ademaj jane transmetu pamje te renda ku shihet motra jone. I lusim mediat dhe administratoret e llogarive ne media sociale te mos i publikojne ato pamje te renda. Ne konsiderojme qe ato pamje jane me rendesi per gjykaten por jo per publikun e gjere meqe e denigrojne figuren e motres tone. Kete kerkese po e bejme sidomos per te ruajtur figuren e Liridones ne raport me femijet e saj te cilet ne te ardhmen mund t’i shohin online. Ne duam qe femijet e saj ta mbajne ne mend nenen e tyre ashtu sic e kane njohur kur ka qene gjalle. Po ashtu, duke pasur respekt per gjykaten, ne megjithate shpresojme qe gjykata do te urdheroje mediat qe pamjet e tilla nga gjykimi te mos publikohen dhe te perdoren vetem per gjykim”, është thënë në reagimin e familjes.

