Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu mbledh Kryesinë e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet të hënën nga ora 10:00.
Ky vendim vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e shpërndau Kuvendin dhe i dha afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, duke rrëzuar dekretin e Vjosa Osmani.
Nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje pas 45 ditësh.

