Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kosova drejt kolapsit? Kriza për presidentin trondit institucionet

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/03/2026
in Category
0
Kosova drejt kolapsit? Kriza për presidentin trondit institucionet
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli pa efekt juridik dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ka thelluar debatet për situatën politike në vend.

Sipas këtij vendimi, Kuvendi ka edhe 34 ditë kohë për ta zgjedhur Presidentin, ndërsa në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve.

Për këtë zhvillim ka reaguar edhe Robert Lansing Institute (RLI), i cili në një analizë vlerëson se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme të krizës institucionale.

Sipas këtij instituti, rreziku më i menjëhershëm lidhet me mungesën e një presidenti funksional, duke theksuar se kjo pozitë është kyçe për funksionimin normal të shtetit.

Në analizë paralajmërohet se pa president mund të bllokohen emërimet e larta, mandatet të mbesin pa zëvendësim dhe institucionet të funksionojnë me ushtrues detyre.

Po ashtu, theksohet se kjo situatë mund të ndikojë negativisht në besimin publik dhe në kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke krijuar hapësirë për ndikime të jashtme.

RLI vlerëson se vendi ndodhet në një moment kritik dhe se kriza mund të hyjë në një cikël të përsëritur politik, me zgjedhje që nuk e zgjidhin problemin thelbësor.

“Një shtet që nuk mund të garantojë funksionimin bazë të zyrës së presidentit ngre pikëpyetje mbi aftësinë për të qeverisur”, thuhet në analizë.

Related

Previous Post

Plava: Murseli më premtoi 250 mijë euro që ta mbaj burgun

Next Post

Vendimi i Kushtetueses, Çitaku: PDK do ta respektojë

Next Post
Vendimi i Kushtetueses, Çitaku: PDK do ta respektojë

Vendimi i Kushtetueses, Çitaku: PDK do ta respektojë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.