Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KDI: Pse Kushtetuesja e bëri dekretin e Osmanit pa efekt juridik, pa e shpallur antikushtetues

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/03/2026
in Category
0
KDI: Pse Kushtetuesja e bëri dekretin e Osmanit pa efekt juridik, pa e shpallur antikushtetues
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka shkruar lidhur me aktgjykimin e djeshëm të Kushtetueses dhe cilësimin e Dekretit të presidentes Vjosa Osmani si një vendim që s’prodhon efekt juridik.

Sipas tij, një kualifikim i tillë kërkon një lexim më të kujdesshëm sesa thjeshtë të cilësohet si “antikushtetues”

“Në pamje të parë, mund të duket si shmangie terminologjike, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një zgjedhje të qëllimshme juridike që lidhet drejtpërdrejt me konceptin e pavlefshmërisë absolute të aktit(dekretit).

Në doktrinën e së drejtës administrative dhe asaj kushtetuese, pavlefshmëria absolute karakterizohet nga një element thelbësor: akti nuk prodhon efekt juridik që nga momenti i nxjerrjes së tij. Ai konsiderohet juridikisht i paefektshëm që nga inicimi dhe trajtohet sikur të mos kishte hyrë kurrë në rendin juridik”, shkruan ai.

Sipas tij, një konstatim i tillë tregon se Gjykata ka materializuar në praktikë efektin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të Osmanit.

“Formulimi “nuk prodhon efekt juridik” përfaqëson një standard funksional të nullitetit ngase akti nuk hyn në rendin juridik, nuk prodhon pasoja dhe nuk ka nevojë të “rrëzohet”, sepse juridikisht nuk ka vepruar/ekzistuar kurrë”, ka shkruar Bugaqku.

Sipas tij, nëse do të konsiderohej i njëjti dekret si antikushtetues, atëherë do të nënkuptohej se ai ka ekzistuar dhe ka prodhuar pasoja juridike të cilët më pas janë rrëzuar nga Gjykata.

“Në një situatë si shpërndarja e Kuvendit, kjo do të hapte një dilemë serioze: a ka qenë Kuvendi i shpërndarë për një periudhë kohore?Pikërisht për të shmangur këtë pasiguri juridike, Gjykata ka zgjedhur një formulim që e neutralizon aktin që në burim. Në këtë mënyrë, vendimi nuk vlerësoi vetëm efektin kushtetues dhe ligjor të dekretit, por edhe garantoi stabilitetin institucional”, thekson ai.

Bugaqku thotë se duke e vendosur aktin jashtë rendit juridik që nga fillimi, Gjykata siguroi që të mos ketë asnjë ndërprerje të mandatit të Kuvendit dhe asnjë vakuum kushtetues.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një sistem ku balanca ndërmjet pushteteve është thelbësore.Në këtë kuptim, qasja e Gjykatës ishte më e fortë se një konstatim i zakonshëm i antikushtetutshmërisë, sepse nuk e trajtoi vetëm në aspekt të konfliktit të tij me Kushtetutën, por me vetë ekzistencën juridike të aktit”, përfundon Bugaqku.

Related

Previous Post

Tre shqiptarë të akuzuar për drogë arratisen nga gjykata në Belgjikë

Next Post

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, synon reformë dhe fuqizim të strukturave

Next Post
AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, synon reformë dhe fuqizim të strukturave

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, synon reformë dhe fuqizim të strukturave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.