Këtë të diel do të bëhet ndërrimi i orës, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara. Në orën 02:00 të mëngjesit, ora do të kalojë drejtpërdrejt në 03:00, duke shënuar fillimin e orës verore.
Ky ndryshim është pjesë e një praktike që zbatohet në shumë vende të botës, me qëllim shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore gjatë ditës.
Ndërrimi i orës ndodh dy herë në vit: në të dielën e fundit të marsit, kur ora lëviz përpara, dhe në të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat kthehen 60 minuta prapa, duke rikthyer orën dimërore.

