Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti jashtë Kosovës: Asgjë e re nga çështja e Presidentit, ende s’ka ftesa për opozitën

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/03/2026
in Lajme
0
Kurti jashtë Kosovës: Asgjë e re nga çështja e Presidentit, ende s’ka ftesa për opozitën
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka reaguar në lidhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep afat Kuvendit edhe 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga publikimi i këtij aktgjykimi, kryeministri nuk e ka ndërmarr asnjë veprim që tregon angazhimin e tij për zgjedhjen e presidentit.

Deri me tani, ai nuk ka nisur asnjë ftesë për takim me opozitën.

Nga burimet brenda PDK-së dhe LDK-së, gazeta Nacionale ka mësuar se Kurti ende nuk ka bërë asnjë ftesë për takim me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun.

Duket që gjatë kësaj jave kryeministri nuk do të bëjë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Kjo pasi, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë.

Sipas njoftimi, Kurti pritet të takohet me presidentin francez.

“Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, është thënë në njoftimin

Megjithatë, zyrtarët e VV-së besojnë së Kurti sërish do të ketë ftesa për liderët opozitarë.

Deputeti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka thënë se do t’i nisin edhe bisedimet me partitë politike opozitare.

“Ne jemi jashtëzakonisht të hapur që të kemi edhe më tutje bisedime, mirëpo bisedime të sinqerta me subjektet politike. Siç e dini, kryeministri i ka ftuar krerët e subjekteve politike edhe pasi që e kemi dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese, mirëpo ata nuk kanë dashur të vijnë me arsyetimin se pa dhënë Gjykata Kushtetuese një sinjal ose një përgjigje nuk ka nevojë për takime”, ka thënë Azemi.

Kurse, PDK-ka dhe AAK-ja dje kanë mbledhur organet partiake për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, PDK-ja ka paralajmëruar edhe mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues.

“PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili qartëson hapat e ardhshëm institucional. Duke marrë parasysh situatën politike aktuale, Kryesia e PDK-së në ditët në vijim do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e saj politike. PDK do të njoftojë në ditët e ardhshme opinionin publik për datën, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Drejtues”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Related

Previous Post

Rasti Liridona Ademaj, Kokalla: S’kam bërë marrëveshje, nuk kam takuar Naimin e Granitin

Next Post

Komuna ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë

Next Post
Komuna ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë

Komuna ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.