Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se javën e ardhshme do të zhvillohen takime për temën e presidentit. Ai ka njoftuar se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka deklaruar Kurti teksa po shkonte për në seancën e Kuvendit.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi Dekretin e presidentes Vjosa Osmani konstatoi se dekreti nuk kishte kurrfarë efekti dhe i dha Kuvendit edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjykata ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditësh, duke nisur dhe përfunduar 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual.

