Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kusari-Lila që “godet” qytetarët me TVSH dhe akcizë të naftës, shpenzon 50 mijë euro në pije e kafe .

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/04/2026
in Category
0
Kusari-Lila që “godet” qytetarët me TVSH dhe akcizë të naftës, shpenzon 50 mijë euro në pije e kafe .
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ndarë 50 mijë euro për shërbime byfeje. Kontrata parasheh furnizim me kafe, pije dhe produkte të tjera për zyrtarët.

 

Derisa  çmimet e naftës vazhdojnë të rëndojnë mbi qytetarët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që drejtohet nga Mimoza-Ksuari-Lila ka dhënë më herët një tender për pije e kafe.

Sipas të dhënave zyrtare, kontrata për “shërbimet e byfes për nevojat e MINT” kap vlerën e parashikuar prej 50 mijë eurosh dhe mbulon furnizimin me kafe, pije dhe produkte të tjera për një periudhë dyvjeçare.

Kontrata është dhënë më 25 mars 2026 dhe pritet të nënshkruhet më 26 mars, ndërsa në garë kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë.

Fitues janë shpallur operatorët “MALIS KONTO SH.P.K.” dhe “AKTIV SH.P.K.” me seli në Prishtinë.

Lista e produkteve përfshin një gamë të gjerë artikujsh: kafe espresso, makiato të vogla e të mëdha, kafe amerikane, kafe me vanilje, çajra të ndryshëm, qumësht me çokollatë, si dhe pije të ftohta. Në kontratë përfshihen edhe pije të gazuara si Coca-Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes, lëngje frutash në shishe qelqi dhe ujë i gazuar e i pagazuar në disa paketime.

Sipas kushteve, operatori ekonomik obligohet që të gjitha produktet të jenë të kualitetit të lartë dhe të disponueshme në çdo kohë, ndërsa duhet të plotësohen edhe kriteret fito-sanitare dhe certifikimi nga AUVK.

Në të njëjtën kohë, në seancën e sotme parlamentare për çmimet e larta të derivateve, ministrja Mimoza Kusari-Lila ka mbrojtur qëndrimin kundër uljes së TVSH-së dhe akcizës për naftën.

“Ka ndodhur edhe një ulje e TVSH në qeverinë Mustafa më 2016 nga 18 në 8 për qind. Cili është bërë vlerësimi, a ka pasur ulje të produkteve? Jo. Ju e keni testuar të njëjtin propozim që po e sillni. D.m.th. ulja e TVSH-së ka treguar dy herë tashmë se nuk e ul çmimin që qytetari në fund do ta paguajë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se të hyrat nga akciza janë thelbësore për buxhetin e shtetit dhe për mbështetjen e qytetarëve.

“Të hyrat e akcizës për buxhetin e shtetit janë afër 450 milionë euro. Në rast të heqjes së akcizës janë mangu 450 milionë euro vjetore… Çka po propozoni? Të heqim akcizën, të ulim TVSH-në dhe cilën ta heqim prej masave? Këto të dyja në burim ndikojnë drejtpërdrejt vetëm tek operatorët”, ka shtuar Kusari-Lila.

Seanca e sotme në Kuvend u thirr pikërisht për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarëve, ndërsa debati u përqendrua tek politikat fiskale dhe masat që duhet të ndërmerren për lehtësimin e situatës ekonomike.

Related

Previous Post

Javën tjetër takime për çështjen e presidentit, njofton Kurti

Next Post

Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Next Post
Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.