Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, dy prej të cilëve ndodhen në paraburgim, ndërsa njëri është në arrati, nën dyshimin për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, më 11 gusht 2025, në Prizren, dy nga të pandehurit kanë transportuar dhe dorëzuar rreth 3.3 kilogramë kokainë, duke marrë në këmbim një veturë “VW Golf VIII”.
Ndërkaq, gjatë bastisjes në banesën e njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar gjithsej mbi 4.4 kilogramë kokainë, si dhe pajisje për paketim dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Vlera e drogës së sekuestruar, sipas Prokurorisë, arrin rreth 300 mijë euro.

