Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ftesave të kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike, në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.
Nga Zyra e Informimit e Partia Demokratike e Kosovës bëhet e ditur se kryetari Bedri Hamza i është përgjigjur Kurtit, duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.
Sipas përgjigjes zyrtare, pas konkretizimit të iniciativës nga ana e kryeministrit, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë, përpara se të jepet një qëndrim përfundimtar nga Partia Demokratike e Kosovës.
PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një vendim pas shqyrtimit në organet drejtuese.

