Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Çitaku: Situatë e paprecedentë në Kuvend, dështon dakordimi për rendin e ditës

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/04/2026
in Category
0
Çitaku: Situatë e paprecedentë në Kuvend, dështon dakordimi për rendin e ditës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit ka ndodhur një situatë e paprecedentë, pasi siç tha ajo, nuk është arritur dakordim për rendin e ditës.

Sipas saj, PDK ka proceduar dhe protokolluar një kërkesë për miratimin e një rezolute të veçantë, e cila synon trajtimin e së kaluarës historike dhe të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është veç e kaluara, por identiteti. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri e si shtet.

Çitaku tha se partia ka synuar që kjo rezolutë të vijë si tekst i dakorduar mes grupeve parlamentare dhe të votohet në mënyrë unanime.

“E kaluara, kujtesa, lufta e dhimbjet që kemi përjetuar si komb nuk guxojnë të na ndajnë. Këto janë tema rreth secilave ne si shoqëri duhet të kemi konsensus”.

Megjithatë, Çitaku kritikoi përfaqësuesit e VV-së, duke thënë se ka pasur rezistencë të pajustifikueshme që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës.

Ajo shtoi se, pavarësisht dështimit për miratimin e rendit të ditës në këtë seancë, PDK nuk do të tërhiqet dhe do të kërkojë që rezoluta të trajtohet si prioritet në seancat e ardhshme të Kuvendit

“Kërkesa jonë ishte që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës, jo si fushëbetejë, do të duhej të trajtohej si pikë e parë. Pati rezistencë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga ana e përfaqësuesve të VV-së që kjo pikë të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. Miratimi i rendit të ditës i mbeti seancës. Ne nuk heqim dorë dhe do të kërkojmë nga seanca që ta trajtojë si pikë të parë të rendit të ditës”, theksoi deputetja e PDK-së

Related

Previous Post

SHBA gati për rifillim të operacioneve luftarake në Iran, paralajmëron zyrtari ushtarak

Next Post

Lushaku: Të intensifikohen bisedimet për presidentin, barra bie mbi VV-në

Next Post
Lushaku: Të intensifikohen bisedimet për presidentin, barra bie mbi VV-në

Lushaku: Të intensifikohen bisedimet për presidentin, barra bie mbi VV-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.