Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haradinaj: Pa Betejën e Kosharës, epilogu i luftës mund të ishte më i keq

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/04/2026
in Category
0
Haradinaj: Pa Betejën e Kosharës, epilogu i luftës mund të ishte më i keq
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Betejës së Kosharës në manifestimin qendror për këtë ngjarje të vitit 1999.

Ai tha se pa këtë betejë, Marrëveshja e Kumanovës e 9 qershorit mund të kishte qenë më e pafavorshme.

“Pa luftën e Kosharës dhe intensitetin e sulmit, epilogu i luftës do të arrihej, por marrëveshja mund të ishte ndryshe, madje më e keqe”, u shpreh Haradinaj, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në këtë manifestim foli edhe ish-komandanti i Brigadës 123 të UÇK-së, Rrustem Berisha, i cili theksoi se suksesi në Koshare ishte rezultat i përgatitjeve të gjata, organizimit dhe vendosmërisë së luftëtarëve.

“Thyerja e kufirit nuk ishte rastësi, por fryt i përgatitjeve, guximit dhe një operacioni të mirëorganizuar ushtarak”, tha ai.

Related

Previous Post

SHBA kërkon sërish mbylljen e UNMIK-ut

Next Post

“SHBA: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po vëzhgon raportet Kosovë-Serbi”

Next Post
“SHBA: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po vëzhgon raportet Kosovë-Serbi”

“SHBA: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po vëzhgon raportet Kosovë-Serbi”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.