Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“SHBA: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po vëzhgon raportet Kosovë-Serbi”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/04/2026
in Category
0
“SHBA: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po vëzhgon raportet Kosovë-Serbi”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB Tammy Bruce, në fjalën e saj të rastit në seancën për Kosovën në KS të OKB-së, tha se presidenti Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.

 

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë një të ardhme të sigurtë, pa tensione politike dhe pa probleme të ricikluara.

Ajo ka thënë se mesazhi i SHBA-së për kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca, dhe ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, është se e vetmja rrugë përpara është normalizimi.

“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë. Rruga e vetme  përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e SHBA-së ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.

“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar së bashku”, ka deklaruar Bruce.

Ajo ka thënë se SHBA-ja shpreson të shoh teksa Kurti dhe Vuçiq ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Ajo tha se Trump pret që Kurti e Vuçiq të ulin temperaturën.

“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja jo nga e kaluara me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

 

Related

Previous Post

Haradinaj: Pa Betejën e Kosharës, epilogu i luftës mund të ishte më i keq

Next Post

Kurti në Londër, takon Yvette Cooper: Britania partner strategjik për Kosovën

Next Post
Kurti në Londër, takon Yvette Cooper: Britania partner strategjik për Kosovën

Kurti në Londër, takon Yvette Cooper: Britania partner strategjik për Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.