Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Thaçi nga Haga me mesazh për politikanët: Interesat e qytetarëve mbi ato partiake.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/04/2026
in Lajme
0
Thaçi nga Haga me mesazh për politikanët: Interesat e qytetarëve mbi ato partiake.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga burgu në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Në një përkthim jozyrtar të intervistës, Thaçi ka folur për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara, të kaluarën e UÇK-së, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, si dhe për zhvillimet politike në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit gjerman, Thaçi ka shprehur dhimbjen për mungesën në varrimin e babait të tij, duke thënë se kjo është një plagë që do ta mbajë gjatë gjithë jetës.

Ai ka deklaruar se, ndonëse e konsideron të përfunduar garën politike, nuk e sheh të mbyllur jetën e tij politike, duke theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit si qytetar i lirë në të ardhmen.

Lidhur me akuzat ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve, Thaçi ka mbrojtur qëndrimet e ekipit të tij ligjor, duke theksuar se gjykimet ndërkombëtare kanë trajtuar më parë çështjet e luftës në Kosovë dhe se procesi aktual lidhet me pretendimet e raportit të Dick Marty-t.

Ai ka vlerësuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 si vendimtare për lirinë e Kosovës dhe ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte për mbijetesë dhe çlirim nga shtypja.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Thaçi ka thënë se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë paqja dhe njohja reciproke, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në fund, duke u pyetur për bashkëpunimin politik në Kosovë, ai ka deklaruar se “interesat e qytetarëve duhet të vendosen gjithmonë mbi interesat partiake”.

Related

Previous Post

Brenda 24 orëve në Kosovë: 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Next Post

Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës

Next Post
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës

Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.