Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, thirrje për veprim institucional.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/04/2026
in Category
0
Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, thirrje për veprim institucional.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk përmbyllet vetëm me ndjekje penale, por edhe me kompensim dhe rikthim të dinjitetit.

Në shënimin e 14 prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë – në konferencën rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, Rushiti tha se drejtësia duhet të përfshijë edhe pranimin e së kaluarës dhe dëmshpërblimin e viktimave.

“Sot nderojmë të gjitha viktimat që përjetuan dhunë gjatë luftës… Drejtësia nuk përfundon vetëm me përgjegjësi penale, por edhe me rikthim të dinjitetit, pranim të asaj që ka ndodhur dhe kompensim të dëmeve”, u shpreh ajo.

Në konferencë foli edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila tha se 14 prilli 1999 i ndryshoi jetën, por se vendimi për të folur publikisht i dha forcë për të kërkuar drejtësi.

“Isha vetëm 17 vjeç kur kërkova drejtësi, por ajo më u mohua. Kur fillova të flas, filloi ndryshimi. Deri tani janë katër raste të dënuara dhe jam krenare për ndryshimet që po ndodhin”, tha ajo, duke bërë thirrje që të mbijetuarit të kërkojnë drejtësi publikisht.

Related

Previous Post

Jonida Maliqi largohet papritur nga “Ferma VIP”, surprizon të gjithë.

Next Post

Raporton rrejshëm për aksident në Prishtinë, policia e demanton përmes kamerave

Next Post
Raporton rrejshëm për aksident në Prishtinë, policia e demanton përmes kamerave

Raporton rrejshëm për aksident në Prishtinë, policia e demanton përmes kamerave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.