Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se mosemërimi i anëtarit të 10-të të KQZ-së po cenon funksionimin e rregullt të këtij institucioni dhe besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Ai tha se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka të drejtë ta vonojë më tej këtë emërim, njësoj siç, sipas tij, nuk ka pasur të drejtë as ish-presidentja Vjosa Osmani.
Sipas Cakollit, moskompletimi i KQZ-së rrezikon që çdo vendim i këtij institucioni, në rast zgjedhjesh, të kontestohet për legjitimitet.
Ai shtoi se afati për emërim tashmë është shkelur dhe se mosveprimi përbën mosushtrim të kompetencave kushtetuese

