Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Katër persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar ekstradohen në Kosovë nga tre shtete

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/04/2026
in Category
0
Katër persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar ekstradohen në Kosovë nga tre shtete
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë ekstraduar nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Nga Hungaria është ekstraduar një person, nga Shqipëria dy, dhe nga Mali i Zi një.

‘’ Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës se Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit’’, njofton policia mes tjerash.

Postimi:

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar të përfshirë në vepra të ndryshme penale

Prishtinë, më 15 prill 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me date 14 dhe 15 prill 2026 ka realizuar me sukses ekstradimin e katër personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur ne kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Me datë 14.04.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet Q.I.,  pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.

Ndërsa sot me datë 15.04.2026, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë dy shtetas të Shqipërisë R.B., dhe G. H., pasi që të njëjtit kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit të dyshuarit u janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.

Po sot me datën 15.04.2026, është realizuar ekstradimi nga Mali i zi për në Kosovë, i shtetasit kosovar I.A., i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës rajoni i Mitrovicës për vazhdim me proceduarat tjera ligjore.

Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës se Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit.

Related

Previous Post

Evropa përgatitet për “jetën pa SHBA në NATO”? Plani sekret që po ndryshon ekuilibrat

Next Post

Europol godet kartelin ballkanik të drogës, arrestohen 12 persona

Next Post
Europol godet kartelin ballkanik të drogës, arrestohen 12 persona

Europol godet kartelin ballkanik të drogës, arrestohen 12 persona

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.