Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Takim farsë’ dhe përplasje në majë të shtetit – Abdixhiku: Kurti i dikton Presidentes takimet me VV

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/04/2026
in Lajme
0
Takim farsë’ dhe përplasje në majë të shtetit – Abdixhiku: Kurti i dikton Presidentes takimet me VV
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë marrë fund përfundimish takimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, njoftoi drejtuesi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të fundit me Albin Kurtin.

Kjo pasi që, siç tha Abdixhiku, Kurti insistoi që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes dhe nuk kishte emër tjetër përveç Glauk Konjufcës.

Në dritën e kësaj, tha ai, u dakorduan që të mos zhvillojnë takime më për këtë çështje.

“Nuk mund të jetë presidenti zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një president të një partie dhe t’i ketë 3 institucionet. Heqja e Kryetarit t ëKuvendit nuk është gjë, sepse kuvendi i takon shumicës, po ashtu qeveria i takon shumicës, tash edhe presidenti t’i takojë shumicës është përtej vullentit qytetar. Unë u përpoqa, por tash LDK i kthehet misionit të vet.

Insistonte që pozita e presidenti t’i mbetet VV-së. Unë refuzova të flas për çdo gjë tjetër pa trajtuar presidentit. Nuk mund të propozoj dikë te dikush që insiston që presidenti t’i mbetet partisë së tij. Me LDK-në VV-në nuk ka diskutuar as edhe një emër, përveç Glauk Konjufcës,” tha Abdixhiku.

“Unë u përpoqa, për zgjidhje. Unë s’kam hapur diskutime për ndonjë gjë tjetër. Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në as për mua.”

LDK më në këto rrethana me 15 deputetë nuk mund të bëjë më shumë. Janë edhe 7 ditë kohë. 53 ditë kanë qenë mjaft. sKemi dëgjuar propozim tjetër përveç që VV ta ketë vet presidentit.

Efektivisht LDK tash i kthehet strukturave të veta dhe këtë çështje e konsideron tashmë të mbyllur nga ky moment,” tha Abdixhiku.

Related

Previous Post

Nga pilot luftarak në lider politik, kush është Rumen Radev që kryeson zgjedhjet në Bullgari

Next Post

Alarm i kuq: Dhuna shpërthen në familje – 6 raste brenda 24 orëve

Next Post
Alarm i kuq: Dhuna shpërthen në familje – 6 raste brenda 24 orëve

Alarm i kuq: Dhuna shpërthen në familje – 6 raste brenda 24 orëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.