Çmimet e derivateve në Kosovë sot kanë pësuar një rënie të lehtë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për sot e martë.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka shënuar rënie, duke u vendosur në 1.68 euro për litër.
Ky çmim vjen pas ditëve të fundit kur nafta ishte 1.72 euro për litër, që do të thotë një ulje prej 0.04 euro.
Ndërkohë, benzina është njëjtë në 1.41 euro për litër, dhe gazi në 0.88 euro për litër.

