Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Haradinaj ‘shpërthen’ në Kuvend: ‘Kryehajni është Kurti, kryehajnesha Mihali!’”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/04/2026
in Category
0
“Haradinaj ‘shpërthen’ në Kuvend: ‘Kryehajni është Kurti, kryehajnesha Mihali!’”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen në sektorin e energjisë.

“Asnjë në këtë sallë nuk mundet me ik, kjo është një e vërtetë e cila kurrë nuk do të ndryshojë, dikush u kujdes mos me lënë Kosovën me prodhu 500 megavat energji me qymyr të vetin, me çmim 80 euro. Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas vitit 1999 se sa këtë dështim të termocentralit të ri 500 megavat dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia. Krejt VV-në e lus, çdo anëtar interesohuni rreth kësaj që po e them”, deklaroi ai.

“Nuk kanë marrë masa me kriju burime të reja energjetike, a e dini pse, sepse rreth tyre janë grumbulluar mafia energjetike e Ballkanit e në të cilën dominojnë serbët, dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë në këtë sallë. Dhe ata bashkë me Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin, krijojnë kompani çdo dy javë, i regjistrojnë në Shqipëri e i sjellin në Kosovë. Gjithë në këto kompani është një i afërm i Albin Kurtit, i njerëzve të tij. Në KEK veç Albin Kurti dhe Dejona Mihali vendosin, edhe në ZRre, e tani edhe në KOST një nip i ministrit është kryeshef”.

Sipas tij, Albin Kurti është “kryehajn”, e Dejona Mihali “kryehajneshë”.

“Nuk po them mos rrini në parti të atij që e ka bërë kështu, por diskutoni dhe mos lejoni me ndodh kjo masakër energjetike që po i ndodh këtij vendi, nëse nuk ndërmarrim veprime dëmet do të rriten. Albin Kurti nuk lodhet për këtë, e ka përgatit një pako tash në qershor me i shpërnda disa pare. Në energji kryehajni është Albin Kurti e kryehajnesha Dejona Mihali”, tha Haradinaj.

Related

Previous Post

“Nafta bie sërish: Çmimi zbret në 1.68€ për litër!”

Next Post

Rama në Presidencë – çfarë u diskutua me Osmanin në zyrën e re?

Next Post
Rama në Presidencë – çfarë u diskutua me Osmanin në zyrën e re?

Rama në Presidencë – çfarë u diskutua me Osmanin në zyrën e re?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.