Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kurti sulmon opozitën, paralajmëron dy palë zgjedhje për presidentin”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/04/2026
in Category
0
“Kurti sulmon opozitën, paralajmëron dy palë zgjedhje për presidentin”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë është munduar që të fajëson opozitën për moszgjedhjen e presidentit. Ai ka bërë me dije se është kundër shkuarjes në zgjedhje te reja. Ndonëse Kurti nuk po lëshon pe për postin e presidentit, ai ka thënë se partitë duhet të merren vesh për këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se tensionet dhe kritikat nga opozita lidhur me çështjen e presidentit nuk po e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por vetë shtetin e Kosovës.

Duke folur nga Klinika e Kardiologjisë të mërkurën, Kurti paralajmëroi për koston e mundshme nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, duke thënë se ato do t’i kushtonin buxhetit të shtetit së paku 10 milionë euro, ndërsa humbjet e përgjithshme do të arrinin në dhjetëra milionë euro.

Ai theksoi nevojën për marrëveshje politike, duke shtuar se ka bërë përpjekje konkrete për bashkëpunim me partitë opozitare. Sipas tij, LDK është takuar dhe ka marrë dy oferta – një për bashkëqeverisje dhe një tjetër për rrokadë në Kryesinë e Kuvendit – ndërsa PDK ka refuzuar takimin dhe ofertat.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje. Nuk e di si mund t’i kemi 80 deputetë. Është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Duke komentuar kritikat ndaj partisë së tij, ai ka thënë se “zhurmat dhe piskamat” me ankesa të paarsyeshme nuk po e dëmtojnë Vetëvendosjen, por institucionet e vendit.

Kurti përmendi edhe çështjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kujtuar kritikat e mëhershme ndaj saj dhe duke theksuar se ato, sipas tij, kanë rezultuar të pabazuara.

“Tema kryesore para një viti ka qenë qysh nuk bën Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze, përçarëse dhe është aq e rrezikshme saqë do të dëmtohet pakthyeshëm funksionimi i institucioneve. E patën linçuar dhe stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit, ajo është edhe u.d e presidentes, ajo s’është as konfliktueze dhe as përçarëse. Prandaj, të gjitha këto zhurma dhe piskama që i dëgjoni me ankesa të paarsyeshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk po na bëjnë dëm neve, po i bëjnë dëm shtetit, jo neve”, shtoi ai.

Ai u shpreh se dy partitë më të vjetra në Kosovë duhet të reflektojnë se si përfunduan njëra në 22 deputetë, e tjetra në 15.

“Rezultatin e zgjedhjeve nuk e ndryshojmë dot, besoni po del që nuk kanë problem me mua por me popullin, ama do të duhej të reflektojnë se si  u bë që dy partitë më të vjetra, njëra ra në 22 deputetë, e tjetra në 15. Në vend se ta analizojnë situatën drejt e vullnetin e popullit ta pranojnë, këta jo bën ky, kjo s’bën ai”, shtoi ai.

Pesë ditë kanë mbetur deri te përfundimi i afatit të Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin e vendit.

Related

Previous Post

“Ndërron jetë asamblistja e VV-së në Shtime”

Next Post

“Lushtaku mbron Thaçin: Ofendimet ndaj tij i quan përçarje dhe tradhti”

Next Post
“Lushtaku mbron Thaçin: Ofendimet ndaj tij i quan përçarje dhe tradhti”

“Lushtaku mbron Thaçin: Ofendimet ndaj tij i quan përçarje dhe tradhti”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.