Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Musliu reagon ndaj gjuhës së Gecit për Çitakun: ‘Nuk frikësohemi’”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/04/2026
in Category
0
“Musliu reagon ndaj gjuhës së Gecit për Çitakun: ‘Nuk frikësohemi’”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj gjuhës së deputetit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Një ditë më parë, nga foltorja e Kuvendit, deputeti Geci e ka fyer rëndë edhe nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet deputeti Geci duke i thënë Çitakut.

Këtë gjuhë ndaj koleges së saj, e ka dënuar deputetja Musliu.

“Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë. Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.  Jo pse Vlora  ndjehet e ofenduar  as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete, kanë thyer barriera kanë mposhtur armiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë.”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se kushdo që mendon se mund t’i heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë.

“Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë.”, ka thënë Musliu.

Related

Previous Post

“Deputetët mblidhen nesër, 10 pika në rend dite në seancë”

Next Post

Gjermania ndryshon kurs: Rusia shpallet kërcënimi kryesor, Berlini synon ushtrinë më të fortë në Evropë

Next Post
Gjermania investon 35 miliardë euro në sigurinë hapësinore: Konfliktet e ardhshme nuk do të kufizohen vetëm në Tokë

Gjermania ndryshon kurs: Rusia shpallet kërcënimi kryesor, Berlini synon ushtrinë më të fortë në Evropë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.