Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Dogana konfiskon mbi 122 mijë euro të padeklaruara në Dheun e Bardhë, të fshehura në akumulator dhe gomë rezervë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/04/2026
in Category
0
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovëa ka konfiskuar mbi 122 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku në hyrje të PKK Dheu i Bardhë është paraqitur një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj i Republikës së Rumanisë me gjithsejt katër udhëtarë.

Gjatë pyetjes standarde doganore lidhur me posedimin e mjeteve monetare mbi pragun e lejuar ligjor prej 10,000 euro për person, pala është deklaruar se nuk posedon mjete për deklarim.

“Pas përzgjedhjes për kontroll fillestar nga zyrtarët doganorë, janë gjetur një çantë dore në të cilën ishin të fshehura 32,500 euro”, thuhet në njoftim.

Pas konstatimit të kësaj parregullsie dhe pyetjes së zyrtarit doganor mbi mosdeklarimin e mjeteve monetare, pala është përgjigjur se “kanë të drejtë deri në 10,000 euro për person”.

“Bazuar në dyshimet e ngritura, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, ku në bashkëpunim me Policinë Kufitare është kryer kontroll i detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në bagazhin e automjetit, përkatësisht në hapësira të fshehura në pjesën e akumulatorit dhe nën plastikën e gomës rezervë, janë zbuluar edhe 90,100 euro shtesë, si dhe 4,187 lei rumunë (rreth 800 euro)”, theksohet në njoftim.

Në total, janë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej: 122 mijë e 600 euro dhe 4 mijë  e187 lei rumunë, që i bie rreth 800 euro.

Related

Previous Post

Musliu për Kurtin: “Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë”.

Next Post

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu si u.d. e presidentes takohet me kreun e KQZ-së.

Next Post
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu si u.d. e presidentes takohet me kreun e KQZ-së.

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu si u.d. e presidentes takohet me kreun e KQZ-së.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.