Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kthimi i mundshëm i Osmanit në LDK, VV rrit tonet e sulmeve”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/05/2026
in Category
0
“Kthimi i mundshëm i Osmanit në LDK, VV rrit tonet e sulmeve”.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LDK e ka shpallur ‘tik-takun’ e kthimit të Vjosa Osmanit në mesin e radhëve të saj duke i vendosur emër ideologjik si ‘bashkim i së djathtës.’

Këtë javë edhe pritet zyrtarisht të shpallet kthimi i Osmanit në (ose me) LDK-në; ndonëse modaliteti s’është saktësuar.

Kthim klasik apo bashkëngjitje me një listë të veten me njerëz që Osmani ka pas vete si Haxhi Avdyli e Meliza Haradinaj, ende s’është bërë e ditur plotësisht.

Burime të gazetës Nacionale bëjnë të ditur se Osmani ka “dhjetë” deri në “njëzet” me vete që do t’i ketë në listën e LDK-së.

Lumir Abdixhiku pa ekuivoke ka njoftuar synimin e tij që ta kthejë Osmanin, me të cilën ditë më parë edhe u takua në një restaurant në Prishtinë.

Që të dy s’dhanë detaje për media për natyrën dhe përmbajtjen e bisedimeve.

Ish-aleatja, në fjalët e saj të para një muaji, “më e madhja” e Albin Kurtit, tashmë duket punë e kryer se do të jetë prej figurave të para në LDK.

Zyrtarë të lartë të LDK-së si Arben Gashi, ndonëse kthimin e saj e kanë nënkuptuar për fakt të kryer sepse “LDK nuk është më e vetëmjaftueshme,” kanë thënë se kthimi i saj “do të ishte më mirë…të ishte gradual.”

Në anën tjetër Vetëvendosja i ka mprehur sulmet ndaj Vjosa Osmanit.

Albin Kurti vetë e ka injoruar deri në heshtje të plotë emrin e saj, përveç një referenceje në një deklarim në Kuvend referuar dekretit antikushtetues të Vjosa Osmanit për shpërndarje parlamentit.

“Vullneti i popullit nuk mund të anulohet me dekret,” pati thënë Kurti.

Por, vartës të tij, i kanë çuar akuzat dhe sulmet, deri në vendosje të shenjës së saj të barazisë me armiq të shtetit dhe përshkruar asaj edhe “tradhti.”

I fundit, Agim Bahtiri i Mitrovicës, i cili shkoi aq larg sa të shkruajë se Vjosa Osmani “përfaqëson interesa” të kryediplomatit të Serbisë.

“Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar,” tha Bahtiri.

Sulm tjetër të rëndë–dhe fyes–erdhi edhe nga praktikisht Zotëriu i Parë, Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, i cili i përshkroi “tradhti ndaj votuesve.”

“Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve”, ka shkruar ai.

Osmani, në anën tjetër, prej deklarimeve se vendi erdhi në ngërç “nga persona me qëllime të rrezikshme” i ka reduktuar oktavat në thjesht-thumba ndaj pushtetit.

“Përçarje, propagandë,” i përshkroi ajo ditë më parë Vetëvendosjes indirekt, ndërsa goditi edhe Albin Kurtin se si presidente “po, kam takuar edhe Shoqatën e Zjarrfikësve.”

Foli për “udhë të mbyllura padrejtësisht, që do t’i hapë populli sërish”, si referencë ndaj mospërzgjedhjes së saj si kandidate e Vetëvendosjes për Presidente të Kosovës për një mandat të dytë.

Analisti Visar Ymeri, në anën tjetër, mendon se zgjedhjet e 7 qershorit do të karakterizohen me përballje të fortë politike mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai në “VV Show tha se “fakti se Kurti ia ka pasur kaq shumë frikën mandatit të dytë të Vjosa Osmanit… tregon se do t’ia ketë frikën edhe garimit të saj në zgjedhje”.

Sipas tij, arsye kyçe është pavarësia politike që Osmani do të fitonte me mandat të dytë.

“Kanë filluar sulmet e vrazhda ndaj saj… kjo tregon se fushata ka me qenë përplasje serioze”, shtoi Ymeri.

Related

Previous Post

“Flamuri i UÇK-së në Hagë: avokatët e mbrojtjes me mesazh simbolik”.

Next Post

“Intervista e Thaçit transmetohet sonte, përgjigjet e shkruara nga vetë ai”.

Next Post
“Intervista e Thaçit transmetohet sonte, përgjigjet e shkruara nga vetë ai”.

“Intervista e Thaçit transmetohet sonte, përgjigjet e shkruara nga vetë ai”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.