Gjykata Themelore në Gjakovë, i caktuar masën e paraburgimit një muaji të pandehurit O. B., i cili dyshohet për tentim vrasje më 2 maj të këtij viti.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, thuhet se më 2 maj 2026 rreth orës 14:25, në terasën e lokalit “S” në Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. D.
“Fillimisht i pandehuri O. B., e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shqelm në gjoks, e më pas, pasi i dëmtuari u përpoq të largohej, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, si dhe e ka goditur me kokë duke i shkaktuar lëndime. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes; policia ka sekuestruar armën dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Me këtë vendim, i pandehurit O. B., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

