Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar spekulimet për përplasje në LDK.
Ai ka thënë se sa herë ka rënë LDK-ja në zgjedhje, është rritur VV-ja.
Postimi:
Po i lexojmë këto thashethemet që Gaz Muhaxheri i Pejës ka dhënë dorëheqje nga LDK? Sigurisht ai i ka mohuar këto si të pavërteta, por u shpërndanë goxha shumë.
Në anën tjetër, në të njejtën kohë po shohim që në Prishtinë, kryetari Rama po i largon shokët e kryetarit të partisë nga drejtoritë.
Ndërkohë, kryetari i LDK po flet për “bashkim”. E gjithashtu në horizont është zyrtarizimi i bashkëpunimit elektoral të LDK me Vjosa Osmanin.
Shumë gjëra në të njëjtën kohë, por edhe disa paqëndrueshmëri.
LDK duhet të ketë kujdes të shtuar në momentin që po kalojmë, sepse nuk ka “bashkim” selektiv, nuk ekziston. Secili proces i bashkimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe konsultativ për me qenë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm dhe efektiv.
Gjithashtu, LDK duhet ta dijë që LVV dhe Kurti janë rritur gjithmonë kur LDK ka dështuar në proceset elektorale. Rënia e LDK = rritje të LVV.
Mesiguri që aktialisht një momentum për LDK ekziston apo mund të gjenerohet nëse menaxhohet mirë dhe me kujdes procesi dhe situata.
Prandaj, duhet të kenë kujdes të shtuar, sepse menaxhimi jo i duhur i situatës dhe proceseve ka ndikim të madh edhe në nivel të Kosovës.
Rrjedhimisht, nëse LDK nuk është e konsoliduar brenda, i gjithë procesi dhe potenciali i ndryshimeve pozitive në Kosov mund të dështojë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

