Qeveria e Kosovës ka rritur ndjeshëm shpenzimet publike gjatë vitit 2025, duke i shtuar buxhetit qindra miliona euro më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka rritur shpenzimet për qindra miliona euro gjatë vitit 2025, duke zgjeruar ndjeshëm buxhetin krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave, shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2025 arritën në 3,485.6 milionë euro, nga 3,189.3 milionë euro sa ishin në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej mbi 296 milionë euro.
Pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, të ndjekura nga kompensimi i punëtorëve me 26%.
Formimi i kapitalit bruto dhe konsumi i ndërmjetëm kanë nga 14% secili, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në kategori të tjera buxhetore.
Struktura e shpenzimeve sipas standardit ESA2010 tregon se një pjesë e madhe e buxhetit vazhdon të orientohet drejt pagesave sociale dhe pagave, ndërsa investimet kapitale dhe shpenzimet tjera mbeten me peshë më të kufizuar.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2025 ishin 3 485.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2024 ishin 3 189.3 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet 27%, kompensimi i punëtorëve 26%, formimi i kapitalit bruto 14%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve”, thuhet në këtë publik.

Në anën tjetër, edhe të hyrat e Qeverisë kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025. Totali i të hyrave arriti në 3,508.1 milionë euro, krahasuar me 3,222.7 milionë euro në vitin 2024.
Tatimet në produkte përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave me 71% të totalit, ndërsa tatimet rrjedhëse në të ardhura përbëjnë 15%. Aktivet dhe detyrimet financiare kanë një peshë prej 4%, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në kategori të tjera sipas klasifikimit ESA2010.
Të dhënat tregojnë se rritja e shpenzimeve është shoqëruar edhe me rritje të të hyrave, duke ruajtur një balancë relative në buxhetin e përgjithshëm.
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2025 ishin 3 508.1 milionë euro, ndërsa të hyrat në vitin 2024 ishin 3 222.7milionw euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%, Aktivet dhe detyrimet financiare 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”./Demokracia.com/.


