Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë tjetër intervistë.
Ai i pyetur se çka ka mësuar në këtë betejë, tha se është një teatër që po luhet pas perdeve.
“Është një teatër i luajtur pas perdeve. Por për një gjë jam i sigurt: sikur të ndodhte një proces i tillë nga autoritetet osovare, jo që nuk do të heshtnin, por do të reagonin fuqishëm Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian dhe organizatat për të drejtat e njeriut, mediat evropiane etj. Jam i bindur Kosova do të ndëshkohej e paguante çmim të lartë nga Brukseli për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Thaçi në Opinion.

