Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur sot në radhët e saj aktivisten dhe ish-deputeten Aida Dërguti, një figurë e njohur publike me angazhim shumëvjeçar në jetën politike dhe shoqërore në vend.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka theksuar se Dërguti i bashkohet subjektit si një zë i angazhuar për drejtësi dhe shërbim ndaj qytetarëve.
“E mirëpritëm në Partinë Demokratike të Kosovës Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që për dekada ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar,” ka deklaruar Hamza.
Ai shtoi se për Dërgutin, drejtësia është mbi të gjitha detyrë, duke theksuar se në këtë mision, PDK do të punojë bashkë me të.
“Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, ka përfunduar Hamza.

