Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Shpallen datat e provimit të jurisprudencës, pak ditë pas miratimit të komisionit të ri nga VV për Kurtin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/05/2026
in Category
0
Shpallen datat e provimit të jurisprudencës, pak ditë pas miratimit të komisionit të ri nga VV për Kurtin.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se është hapur afati për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

MD bën të ditur se afati është nga dita e sotme deri me datën 17.05, dhe se, provimi i Jurisprudencës do të mbahet me 13 dhe 14 qershor.

Postimi:

Shpallje për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që dëshirojnë të aplikojnë për Provimin e Jurisprudencës që do të mbahet me datë 13 dhe 14.06.2026 se: Afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës për aplikim fillon nga data 07.05.2026 deri më 17.05.2026.

Informacionet e tjera mund t’i gjeni në vegëzën: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/

 

 

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisonit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Propozim-vendimi u miratua me 63 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër, kurse abstenime nuk kishte.

Përbërja e këtij komsioni është kjo:

Arian Gashi- kryetar i komisionit;

Ersan Qavolli- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta penale”;

Lumni Sallauka- zëvendëskryetar;

Arsim Hamza- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta civile”;

Anita Prenaj-Krasniqi- anëtare;

Suada Rama-Hamza- zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor”;

Burim Shala- anëtar;

Nehat Qelaj- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative”;

Bujar Muzaqi- anëtar;

Hysni Ismaili- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta ndërkombëtare publike dhe e drejta e Bashkimit Evropian”.

Po ashtu, në këtë seancë u shfuqizua vendimi i Kuvendit i 15 dhjetorit 2023.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, miratoi propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 prill 2026 kishte marrë vendim duke aprovuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Por, më 26 prill 2026, Qeveria mori vendim për të ndryshuar njërën prej zëvendësanëtareve në këtë komision, gjykatësen Rrezarta Lleshaj. Kjo pas gjetjes së “Betimi për Drejtësi”, se ajo nuk përmbushte përvojën profesionale prej 8 vitesh, sipas Ligjit për Provimin e Jurisprudencës.

Related

Previous Post

Alarm në Rahovec: Dy kartmonedha 500 euro dyshohet se janë të falsifikuara.

Next Post

RRGK kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë: Siguroni mjetet për strehimoret gjatë majit.

Next Post
RRGK kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë: Siguroni mjetet për strehimoret gjatë majit.

RRGK kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë: Siguroni mjetet për strehimoret gjatë majit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.