Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamza thirrje diasporës: “Mos e lejoni askënd të na ndajë, regjistrohuni për votim”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/05/2026
in Category
0
Hamza thirrje diasporës: “Mos e lejoni askënd të na ndajë, regjistrohuni për votim”.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e shtetit të Kosovës.

Përmes një video-mesazhi drejtuar mërgatës, Hamza ka shprehur mirënjohjen për kontributin e diasporës ndër vite, duke thënë se “Kosova nuk do të ishte kjo që është sot” pa mbështetjen e tyre në periudhat më të vështira për vendin, raporton KlanKosova.tv.

Ai ka kujtuar rolin e bashkatdhetarëve në mbështetjen e familjeve, ekonomisë dhe kauzës së Kosovës në botë, duke theksuar se diaspora meriton “respekt dhe mirënjohje të përhershme, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por çdo ditë”.

Hamza njoftoi se afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora tashmë është hapur dhe do të zgjasë deri më 17 maj, ndërsa i ftoi të gjithë bashkatdhetarët të bëhen pjesë e vendimmarrjes për Kosovën.

“Mos lejoni që të tjerët të vendosin për ju. Mos u mashtroni nga propaganda dhe fjalët boshe që u janë përsëritur që katër palë zgjedhje radhazi. Dhe mbi të gjitha, mos e lejoni askënd të na ndajë. Sepse nuk ka ‘ne’ dhe ‘ju’. Ka vetëm ne. Dhe ne jemi një”, thuhet në mesazhin e Hamzës.

Sipas tij, asnjë shtet nuk është zhvilluar nga përçarja, por nga bashkimi, puna e përbashkët dhe besimi tek njëri-tjetri.

Në fund të mesazhit, kreu i PDK-së bëri thirrje që diaspora të regjistrohet deri më 17 maj dhe të kontribuojë në ndryshimin që, sipas tij, i duhet Kosovës.

Related

Previous Post

Godet Prokuroria: 6 të arrestuar në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq për korrupsion e ryshfet.

Next Post

ZRRE vendos: Miratohen tarifat e reja për KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin 2026.

Next Post
ZRRE vendos: Miratohen tarifat e reja për KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin 2026.

ZRRE vendos: Miratohen tarifat e reja për KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin 2026.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.