Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kallas: Takimi Kurti–Vuçiq ishte i dakorduar, por u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/05/2026
in Category
0
“Kallas: Takimi Kurti–Vuçiq ishte i dakorduar, por u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet në Kosovë e kanë shtyrë sërish mundësinë për një takim në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi mes dy liderëve të dy shteteve.

Kallas tha se për një takim në kuadër të Dialogut ka pasur pëlqimin e dy liderëve, në këtë rast kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne në fakt e kishim planifikuar Dialogun Beograd-Prishtinë, në nivel të lartë politik. Kishim marrë pëlqimin e të dy liderëve, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, por tani në Kosovë do të mbahen përsëri zgjedhje, gjë që natyrisht po e shtyn këtë proces për më tej. Megjithatë, unë po punoj veçmas me secilin prej tyre, në mënyrë që të mund të ecim përpara me zbatimin e marrëveshjeve që janë tashmë në fuqi”- tha Kallas për media para takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit në Bruksel do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon, të cilat do të mbahen po atë ditë, vetëm në nivel të ministrave evropianë.

Në mars të vitit 2026 u bënë tri vite që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Marrëveshja me 11 nene ndër të tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.
Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

 

Related

Previous Post

“Ibrahimi nga AKK: Qeveria po centralizon rekrutimin, po ua heq kompetencat komunave”.

Next Post

“Tubimi i bashkimit që nuk e unifikoi LDK-në: Kush mungoi në rikthimin e Vjosa Osmanit?”.

Next Post
“Tubimi i bashkimit që nuk e unifikoi LDK-në: Kush mungoi në rikthimin e Vjosa Osmanit?”.

“Tubimi i bashkimit që nuk e unifikoi LDK-në: Kush mungoi në rikthimin e Vjosa Osmanit?”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.