Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Tubimi i bashkimit që nuk e unifikoi LDK-në: Kush mungoi në rikthimin e Vjosa Osmanit?”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/05/2026
in Category
0
“Tubimi i bashkimit që nuk e unifikoi LDK-në: Kush mungoi në rikthimin e Vjosa Osmanit?”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tubimi i bashkimit siç e quajti Lumir Abdixhiku, nuk e bashkoi krejt Lidhjen Demokratike të Kosovës ditën e djeshme.

Munguan figura kyçe e të rëndësishme të partisë.

Në mesin e tyre ishin Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, dy deputetët pothuajse më të votuar në zgjedhjet e fundit.

Gjithashtu, në mesin e personave që munguan ishte edhe Janina Ymeri.

Për këtë, u pyet edhe Lumir Abdixhiku pas takimit.

“Është tubim i bashkimit, të gjithë janë me një listë, të gjithë janë me një garë, po bëjmë përpjekjen e madhe për Kosovën, çështjet tona nuk janë më relevante. Relevante është që Kosovës t’i ofrohet shpresë, ekip që ofron zgjidhje konkrete, që e nxjerr vendin nga kriza, dhe përfundimisht jep shpresë. Jam shumë i kënaqur për mbështetjen në këtë tubim, kjo është shumë më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Çështjet tjera janë irelevante. Të gjithë janë pjesë e listës, mos krijoni tema të paqena”, tha Abdixhiku.

Hoti e Bajrami munguan edhe në takimin e kryesisë, edhe në atë të Këshillit të Përgjithshëm.

Të dy, në kohët e fundit, kanë shprehur haptasi kritikat për rikthimin e Vjosa Osmanit në parti.

Ish-kryeministri e deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se dëmet që Vjosa Osmani ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës, janë të pariparueshme. Madje, tha se janë veprime të pabesa.

“Është e drejtë e saj si vepron ajo pasi të mbarojë mandatin, është e drejtë e saj, varet nga ajo. Një gjë është e vërtetë që dëmet që i janë shkaktu LDK-së nga ajo personalisht i kanë kushtu vendit dhe LDK-së. Pas 5 viteve, ende kemi pasojat e veprimeve të saj, asaj i ka dhënë LDK-ja gjithçka, duke e kandidu për kryeministre, duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit. Veprimet që ka ndërmarrë ajo para 5 vitesh, janë jashtë çdo etike të sjelljes politike, kështuqë nuk e shoh se si mund. LDK është parti e hapur, secili që ka vullnet e që respekton statuin e partisë mund të bashkohet me LDK-në në parim, kanë mbetur plagë nga veprimet e saj politike të pabesa ndaj LDK-së. E ka marrë një pjesë të LDK-së dhe e ka çu në kampin tjetër politik. Dëmet janë të pariparueshme”, tha Hoti në një intervistë për Nacionalen.

I pyetur nëse Osmani mund të jetë kandidate për kryeministre apo kryetare e partisë, Hoti tha se LDK-ja ka një rend shtëpie.

“Kemi një rend shtëpie nuk është çështje e dëshirave apo presioneve të rrjeteve sociale, ka një rend shtëpie që duhet të respektohet, kemi disa votues besnik që na kanë qëndruar afër në kohë të mira e të këqija, vullnetin e të cilëve duhet ta marrim parasysh”, tha ai.

“Unë e njoh politikisht se si vepron, unë shpresoj që me deklarimet e fundit e kanë parë të gjithë qytetarët modelin politik që ajo i ka ofruar vendit. Në intervistë, ajo tha që i ka qëndruar besnike në gjithçka që ka kërkuar Kurti, ia ka dhënë edhe datën e zgjedhjeve. Dhe ky në fund nuk e ka propozua. Është shpërfaqje e një karakteri politik që nuk i duhet vendit. Ajo ka vërtetuar se ka qenë në shkelje kushtetuese gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në atë zyrë. Sepse Kushtetuta kërkon mbikëqyrje të rendit kushtetuese”, ka thënë Hoti.

 

Related

Previous Post

“Kallas: Takimi Kurti–Vuçiq ishte i dakorduar, por u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë”.

Next Post

“Skandal në Istog: Arrestohen dy të dyshuar për dhunim”.

Next Post
“Skandal në Istog: Arrestohen dy të dyshuar për dhunim”.

“Skandal në Istog: Arrestohen dy të dyshuar për dhunim”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.