Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Aksion i madh në Prishtinë: Policia ekzekuton 195 urdhëresa, sekuestron 6 armë dhe dërgon disa persona në burg”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/05/2026
in Category
0
“Aksion i madh në Prishtinë: Policia ekzekuton 195 urdhëresa, sekuestron 6 armë dhe dërgon disa persona në burg”.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar për aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës, duke bërë të ditur se, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca  e verifikime.

Nga policia është shtuar edhe se, , personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm’’, thuhet mes tjerash nga Policia.

Komunikata:

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4366 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 620 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

Related

Previous Post

Ja kur planifikohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.

Next Post

“PSD me aksion ‘bombë’: Molliqaj – ‘Mashtrim i madh, Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për pozitë”

Next Post
“PSD me aksion ‘bombë’: Molliqaj – ‘Mashtrim i madh, Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për pozitë”

“PSD me aksion ‘bombë’: Molliqaj – ‘Mashtrim i madh, Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për pozitë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.