Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Osman Musliu në listën e Albin Kurti për deputet, dikur kritikonte shtetin për punësime familjare.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/05/2026
in Category
0
Osman Musliu në listën e Albin Kurti për deputet, dikur kritikonte shtetin për punësime familjare.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Imami nga Drenica, Osman Musliu, ka pranuar që të përfshihet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.. Megjithatë hiq më larg se në tetorin e vitit të kaluar, Musliu në emisionin FRONTAL të T7 kishte derdhë lot dhe kishte akuzuar shtetin se nuk ia kanë pranuar vajzën e tij në një pozitë pune në shtet.

Musliu  kishte treguar se vajza e tij ishte shkolluar në SHBA si psikologe klinike dhe se kishte qenë dëshira e tij që vajza të kthehet në Kosovë për të kontribuar.

Ai më 28 tetor në T7, kishte treguar për aplikimin që kishte bërë vajza e tij për t’u punësuar në Ministri të Mbrojtjes por s’kishte arritur të punësoje.

Osman Musliu kishte treguar për problemet me dokumentacione që ishin shfaqur dhe kishte akuzuar këtë institucion për “dallavere”. Sipas Musliut, faji ishte tek zyra e Burimeve Njerëzore.

“Jam i bindur që këtu është një dorë e zezë, dorë e errët”, kishte deklaruar Musliu.

Imami nga Drenica kishte treguar se në pozitën e njëjtë ku kishte aplikuar vajza e tij, ishte pranuar një person pa licencë.

Ai kishte pasur kritika edhe për disa prokurorë, meqë sipas tij nuk e kishin kryer punën e tyre mirë, pas ankesave të drejtuar për lëndën e vajzës së tij.

Imami nga Drenica kishte folur edhe për kontributin që kishte dhënë vëllau i tij në luftë dhe kishte deklaruar në T7 se “hatri i vëllait”, do t’i shkonte deri në fund çështjes së punësimit të vajzës për t’ua nxjerrë “dallaveret” edhe ministrisë edhe prokurorisë.

Related

Previous Post

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Haxhiut i shkon vetëm Emilja Rexhepi.

Next Post

Behrami: Kthimi i Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më afër se kurrë, synohet fitore për PDK-në.

Next Post
Behrami: Kthimi i Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më afër se kurrë, synohet fitore për PDK-në.

Behrami: Kthimi i Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më afër se kurrë, synohet fitore për PDK-në.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.