Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Lushi: VV duhet ta ndalë gjuhën akuzuese, paralajmëron për përshkallëzim të rëndë të situatës në Kosovë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/05/2026
in Category
0
Lushi: VV duhet ta ndalë gjuhën akuzuese, paralajmëron për përshkallëzim të rëndë të situatës në Kosovë.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i ka bërë thirrje VV-së që të ndal gjuhen akuzuese që e çon vendin drejt vëllavrasjes.

Ai ka vlerësuar se VV i ka pushtetin dhe organet e sigurisë duhet të veprojnë për secilin njeri të dyshimtë.

Në profilin e tij në Facebook, Lushi ka kërkuar që të ndalen akuzat e shpifje pa evidencë.

“VV duhet ta ndalë gjuhën diskualifikuese dhe akuzuese ose e çon Kosovën në luftë vëllavrasëse. VV i ka pushtetin dhe organet e sigurisë dhe inteligjencës në dorë. Nëse dikush, qoftë edhe pjestar i UÇK-së, është njeri i Serbisë dhe (pu)shteti nuk e arreston, gjykon dhe pastaj mban në burg apo edhe e ekzekuton njeriun e Serbisë, kjo i bën pushtetin dhe VV-në njerëz të Serbisë. Nuk jeni veç ju njerëzit e VV-së shqiptarë. Jeni veç një parti dhe shihini edhe shqiptarët tjerë ashtu si janë— njerëz si ju që duan që shteti dhe kombi të jenë të tyrët aq sa të juajët. Ofroni bashkëpunim, e jo përçarje. Konkurrencë po, por jo sundim”, ka shkruar ai, duke kërkuar që të ndalen akuzat e shpifje pa evidencë.

“Nëse Kosova shkon në luftë civile për shkak të Albin Kurtit, Dejona Mihalit dhe VV-së do të jetë keq për secilin, por më së keqi për VV-në, Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin. E keni shtetin në kontroll. Keni fakte dhe prova, arrestoni. Por mos u jargavitni duke hedhur propagandë musoliniane nga gojët sepse e keni tepruar”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 6 mjekë në FSK, publikohen kriteret.

Next Post

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Rahovicë të Gjilanit

Next Post
Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Rahovicë të Gjilanit

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Rahovicë të Gjilanit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.