Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

FSK publikon pamje nga operacioni i kërkimit në Lumbardh,ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/05/2026
in Category
0
FSK publikon pamje nga operacioni i kërkimit në Lumbardh,ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit të zhvilluar në lumin Lumbardh të Deçanit, ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti, e cila ishte zhdukur disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.

“Pas kërkimeve intensive, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P. Pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë iu dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Klankosova.tv

Related

Previous Post

Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: “Dhuna s’është zgjidhje, por as linçimet sistematike”.

Next Post

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet projektrezoluta për integrimin në BE.

Next Post
PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet projektrezoluta për integrimin në BE.

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet projektrezoluta për integrimin në BE.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.