Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Pacolli kritikon ashpër zhvillimet politike: Interesat klanore dhe personale po e dëmtojnë Kosovën”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/05/2026
in Category
0
“Pacolli kritikon ashpër zhvillimet politike: Interesat klanore dhe personale po e dëmtojnë Kosovën”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si po funksionon skena politike.

Ai ka thënë se po e vëzhgon situatën “nga periferia” dhe në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Pacolli, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ish-shef i diplomacisë dhe ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve.

“Unë, nga periferia, po e vëzhgoj situatën në mënyrë neutrale dhe vetëm nga aspekti i interesit të qytetarëve dhe të vendit. Dua të them se jam tepër i zhgënjyer, sepse e kam kuptuar dhe e shoh qartë se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve, të Kosovës, imazhit të saj dhe zhvillimit ekonomik të vendit”,  tha ai

Ai ka shtuar se qytetarët tashmë mund ta kuptojnë pse, sipas tij, nuk arriti t’i realizojë synimet e veta politike.

“Shpresoj shumë që qytetarët tani po e kuptojnë pse unë nuk arrita t’i realizoj synimet e mia, të cilat ishin vetëm në interes të qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe të shtetit. Nuk arrita në këtë mision sepse isha i vetmuar dhe vota e qytetarit nuk ma mundësoi që në Kosovë të instalohej filozofia e ndershmërisë, respektit ndërnjerëzor, meritokracisë, tolerancës, imazhit pozitiv dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh ish-Presidenti Pacolli

Related

Previous Post

“Tension në Skenderaj: Bastisje, protesta në rrugë dhe intervenim i Njësisë Speciale”.

Next Post

“Në kërkim nga Policia: Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni”.

Next Post
“Në kërkim nga Policia: Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni”.

“Në kërkim nga Policia: Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.