Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Azemi paralajmëron protesta dhe greva: “Krim ajo që po u ndodh punëtorëve të sektorit privat”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/05/2026
in Category
0
Azemi paralajmëron protesta dhe greva: “Krim ajo që po u ndodh punëtorëve të sektorit privat”.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i ftuar në emisionin “Pika e ditës”, ka folur për gjendjen e rëndë të punëtorëve në sektorin privat, duke e cilësuar si “krim” mënyrën se si po trajtohen ata.

Azemi paralajmëroi protesta dhe greva nga punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinës, për shkak të mosmarrjes së pagave.

“Ne kemi paralajmëruar protestë të hënën, e nëse nuk zgjidhet problemi, të martën hyjmë në grevë. Rreth 20 shkolla në Prishtinë do të përfshihen, pasi punëtorët teknikë nuk i kanë marrë pagat, të cilat janë vetëm 391 euro”, deklaroi ai.

Sipas Azemit, situata e punëtorëve në Kosovë mbetet shumë shqetësuese, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e tyre punojnë pa kontrata pune.

“Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, 33 për qind e punëtorëve në Kosovë nuk kanë kontrata pune, por ne mendojmë se numri është edhe më i madh. Ka kompani që me dekada operojnë dhe ende nuk janë të regjistruara”, tha Azemi.

Ai akuzoi institucionet se janë të informuara për problemet në sektorin privat, por sipas tij mungon veprimi konkret.

“Po tregojmë realitetin. Është krim çka po ndodh me punëtorët e sektorit privat, ndërsa të gjitha institucionet i kanë këto probleme në tavolinë”, përfundoi Azemi.

Related

Previous Post

Mazgit: Vidhet kasaforta me kursime, policia arreston tre të dyshuar.

Next Post

Kurti me presion ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës: “Ta shohim çfarë vendimi do të marrin për ata që sulmuan zv/ministra”.

Next Post
Kurti me presion ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës: “Ta shohim çfarë vendimi do të marrin për ata që sulmuan zv/ministra”.

Kurti me presion ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës: “Ta shohim çfarë vendimi do të marrin për ata që sulmuan zv/ministra”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.