Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Behrami: Operacionin policor në Skenderaj, Kurti e monitoroi nga Zyra e Kryeministrit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/05/2026
in Category
0
Behrami: Operacionin policor në Skenderaj, Kurti e monitoroi nga Zyra e Kryeministrit.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se operacionin e Policisë së Kosovës, të zhvilluar mbrëmë në Skenderaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka monitoruar nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PDK-së tha se Kurti, aksionin e Njësive Speciale në Skenderaj e “monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë”.

“Kur ndodhi sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë – Albin Kurti ishte në kokërr të gjumit në një hotel me 5 yje në Zvicër. Mbrëmë, aksionin e Njësive Speciale të maskuara, të armatosura deri në dhëmbë kundër Drenicës e monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë”.

“Serbinë, armikun real të Kosovës e ka zëvendësuar me armiq imagjinarë! Ku? Në Drenicë – në epiqendrën e patriotizmit shqiptar”, ka thënë Behrami.

Për këtë çështje, ish-deputeti ka folur edhe në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ku tha se në fotografitë që, sipas tij, ia kanë dërguar qytetarët, shihen zyra e kryeministrit dhe automjete të blinduara të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, duke thënë se nga aty është “implementuar dhe dizajnuar skenari” i aksionit policor.

“Disa qytetarë që jetojnë në kryeqytet më kanë dërguar fotografitë te zyra e kryeministrit dhe xhipat e blinduar në vlerë prej 500 mijë eurove që i ka pasur të parkuar poshtë, dhe duket se nga aty e ka implementuar dhe jetësuar skenarin e byrosë parapolitike të LVV-së, skenar tashmë i njohur sepse në çdo palë zgjedhje LVV përmes drejtoreshës së Kinostudios ‘Kosova e Re’, Dejona Mihali, mundohet të provokojë Drenicën dhe mundohet të provokojë gjithmonë përmes njerëzve dhe patriotëve të cilët janë dëshmuar edhe para luftës dhe në luftë, dhe kështu të nxisin reagime në qendra të tjera të Kosovës, dhe tashmë kjo është e ditur nga qytetarët e Kosovës dhe besoj se nuk do bien në provokime të tilla”, tha Behrami.

Related

Previous Post

Hamza shpreh ngushëllime për vdekjen e Alush Gashit: Kontribut i çmuar në shëndetësi, arsim dhe ndërtimin e institucioneve.

Next Post

Hysni Gucati: Në 17 pika të Skënderajt kishte njësi speciale me armë të gjata.

Next Post
Hysni Gucati: Në 17 pika të Skënderajt kishte njësi speciale me armë të gjata.

Hysni Gucati: Në 17 pika të Skënderajt kishte njësi speciale me armë të gjata.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.