Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se mbrëmë në Skënderaj kanë qenë 17 pika të Njësive Speciale, me armë të gjata.
“Jo që kemi ardhur sot prej qejfit në vizitë, po kemi ardhur që e kemi pasur mbrëmë një qytetrrethim në Drenicë, sidomos në komunën e Skenderajt, që vetëm 1999 e kemi pasur këtë qytetrrethim. 17 pika në komunën e Skenderajt kanë qenë njësia speciale, kanë qenë me armë të gjata, ka qenë një qytetrrethim i panevojshëm nga Qeveria e Albin Kurtit dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla që kjo ka qenë e panevojshme”, ka theksuar Gucati në një konferencë për media të mbajtur në Skenderaj.
“Sami Lushtaku ka qenë i dënuar 12 vjet në burgjet e UNMIKUT, nuk është një njëri që ik nga drejtësia, është një njeri që ia ka kushtuar krejt jetën e vet çështjes kombëtare, i është përgjigjur drejtësisë tonë. Pse nuk i dorëzohet Prokurorisë dhe thirrjes së saj është pikërisht shkaktar Albin Kurti. Albin Kurti një njeri që ka ardhë në pushtet me dhunë, me gjak, me djegie parlamenti dhe sot nuk i përgjigjet prokurorisë, se Albin Kurti deri sot PSRK-së hala nuk iu ka përgjigj. Kur zoti i shtëpisë nuk i përgjigjet një thirrje të një institucioni, atëherë pse ne t’i përgjigjemi kësaj drejtësie kur Albin Kurti i ik drejtësisë … Drenica nuk janë njerëz kriminelë, Drenica nuk janë që i frikësohen drejtësisë.

