Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Shtyhet vendimi final për Thaçin dhe të tjerët, Haga në prill aprovoi pjesëmarrjen e dy familjarëve të viktimave në proces.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/05/2026
in Category
0
Shtyhet vendimi final për Thaçin dhe të tjerët, Haga në prill aprovoi pjesëmarrjen e dy familjarëve të viktimave në proces.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale përmes një postimi në faqen zyrtare në “X”, ka njoftuar se Paneli i Trupit Gjykues ka aprovuar përfshirjen në proces kundër Thaçit dhe të tjerëve, edhe për dy familjarë të dy viktimave, të cilët kanë ndërruar jetë.

Specialja ka treguar se kjo ka bërë që numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast të rritet në 156.

“Më 17 prill 2026, Trupi Gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtësit të Viktimave për t’u lejuar dy të afërmve të ngushtë të një viktime të ndjerë që të vazhdojnë pjesëmarrjen e viktimës në procedurë.

Si rezultat, numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast rritet në 156”, thuhet në njoftimin e Hagës.

Ky vendim për të pranuar përfshirjen e dy personave të rinj në procedurë vjen edhe përkundër faktit se tashmë janë thënë fjalët përfundimtare dhe po pritet vendimi final nga Haga.

Vetë Specialja ditë më parë ka konfirmuar se koha për marrjen e vendimit final është zgjatur edhe për 60 ditë shtesë, meqë afati 90 ditor kur parashihet marrja e vendimit ka skaduar në fillim të majit.

Sipas Rregullores së Speciales, Gjykata mund të kërkojë edhe 60 ditë afat shtesë për marrjen e vendimit, në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme.

 

Related

Previous Post

Hysni Gucati: Në 17 pika të Skënderajt kishte njësi speciale me armë të gjata.

Next Post

Mustafa për vdekjen e Alush Gashit: Më qëndroi pranë në momentet më të vështira të jetës.

Next Post
Mustafa për vdekjen e Alush Gashit: Më qëndroi pranë në momentet më të vështira të jetës.

Mustafa për vdekjen e Alush Gashit: Më qëndroi pranë në momentet më të vështira të jetës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.