Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kosova e dyta më e varfër në Evropë: FMN rrëzon narrativën e begatisë së Kurtit”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/05/2026
in Category
0
“Kosova e dyta më e varfër në Evropë: FMN rrëzon narrativën e begatisë së Kurtit”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka renditur Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.

Para saj qëndron vetëm Moldavia ndërsa pasohet nga Ukraina, e cila është qe katër vite e gjysmë në luftë me Federatën Ruse.

Ekonomia e Kosovës, siç komentohet nga World Atlas duke u tirrur në të gjeturat e FMN-së, mbështetet kryesisht në shërbime, ndërtim dhe remitanca të diasporës, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që arrijnë në rreth 15 për qind të PBB-së.

Papunësia te të rinjtë qëndron rreth 30 për qind, vërehet aty.

Raporti i FMN-së i datës 1 prill 2026 paraqiste vlerësim të zymtë.

Rritja ekonomike u ngadalësua në 3.6 për qind në 2025, nga 4.6 për qind një vit më parë.

Kjo pasqyron, sipas raportit, “eksporte më të dobëta neto dhe kërkesë private më të butë”.

Shpenzimet publike i kompensuan vetëm pjesërisht këto dobësi.

Inflacioni kishte vijuar rritjen, vërehej aty, duke arritur “5¾ për qind në janar 2026”, i nxitur kryesisht nga çmimet e ushqimeve.

Statistikat në ASK veçse e konfirmojnë këtë ku inflacioni vjetor arriti 6.7 për qind në mars 2026, dhe 7.5% në prill.

Energjia elektrike u rrit 17.4 për qind, furnizimi me ujë dhe banimi 31.9 për qind, biletat e fluturimeve 38.4 për qind.

Hykmete Bajrami, ekonomiste dhe zyrtare e LDK-së, e vendosi renditjen e FMN-së brenda një tabloje më të gjerë dhe më të ashpër rajonale.

“Derisa Kurti qe gjashtë vjet e ka gojën plot propagandë për ‘zhvillim e lulëzim ekonomik’, vendi ynë po përballet me varfëri të thellë. Këtë nuk e thotë vetëm WorldAtlas, por edhe institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN-ja“, tha Bajrami për Nacionale.

Sipas saj, situata është edhe më shqetësuese sesa duket.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Botërore, varfëria ekstreme sipas pragut ndërkombëtar prej 3 dollarësh në ditë prek 10 për qind të popullsisë në Kosovë.

Për krahasim ajo shton se Serbia shënon 1.1 për qind, Shqipëria 0.3 për qind, Bosnja dhe Hercegovina 0.3 për qind, Mali i Zi 2.5 për qind dhe Maqedonia e Veriut 3.9 për qind.

“Zhvillimi ekonomik nuk matet vetëm në terma nominalë. Rritja e buxhetit nuk është domosdoshmërisht zhvillim, sidomos kur një pjesë e saj vjen nga rritja enorme e çmimeve”, tha Bajrami.

Ajo thotë se se norma e inflacionit në prill ka arritur 7.5 për qind, ndërsa për shumë artikuj bazikë shtrenjtimi ishte edhe më i lartë.

“Jeta për shumë qytetarë është bërë e papërballueshme, sepse pagat e tyre, me këto çmime, kanë humbur vlerë, andaj qytetarët janë të zhytur në kredi“, deklaroi ekonomistja e LDK-së.

Bajrami kërkoi ballafaqim programesh konkrete: si të dilet nga varfëria, si të zhvillohet sektori privat, si të nxitet prodhimi vendor dhe si t’u jepet të rinjve perspektivë.

“Që ikja nga Kosova të mos jetë zgjedhja e tyre e vetme”.

Kurti dhe “rritja mesatare 6%”

Kryeministri Albin Kurti, duke folur kohëve të fundit në një panel në ODI Global në Londër, ka deklaruar se qeveria e tij ka arritur “rritje ekonomike mesatare prej 6% për pesë vite”.

“Me kabinetin tim të mirëarsimuar e të klasës së mesme… ne ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje ekonomike, lirinë në zhvillim, dhe virtytin në besim”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, FMN parashikon se “rritja reale pritet të ngadalësohet në 3.3 për qind në 2026”.

Inflacioni projektohet të shkojë në 5.9 për qind gjatë vitit.

Ekonomisti dhe kandidati i PDK-së, Arben Mustafa, e cilësoi renditjen si pasojë direkte të qeverisjes aktuale.

“Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e keqqeverisjes së Vetëvendosjes, që për vite me radhë i solli Kosovës vetëm kriza politike, propagandë dhe mashtrim. Asnjë rezultat real në ekonomi”, tha Mustafa.

Kandidatja e PDK-së, Vlora Citaku, reagoi duke thënë se Kosova veçse ka mbërrirë “në fund të pusit.”

“Ja ku të çon politika e përçarjes, mashtrimit dhe sindromës së madhështisë: në fund të pusit.”

Viti 2025 solli paralizë institucionale: parlamenti dështoi të zgjedhë kryetarin e kuvendit për katër muaj, dy tentativa qeverisëse nuk gjetën mazhorancë dhe në vitin 2026 vendi shkoi sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme si pasojë e moszgjedhjes së presidentit.

FMN-ja ka paralajmëruar se rimëkëmbja e pritshme e vitit 2026 mbështetet tërësisht mbi premisën e një “normalizimi politik”.

Zgjedhjet e 7 qershorit zhvillohen pikërisht në këtë sfond aspak premtues ekonomik.

Related

Previous Post

“Nafta pa lëvizje në treg, çmimet mbeten të njëjta edhe sot”.

Next Post

“Hamza: Kosova ndër dy vendet më të varfra në Evropë, nevojitet kthesë e madhe”.

Next Post
“Hamza: Kosova ndër dy vendet më të varfra në Evropë, nevojitet kthesë e madhe”.

“Hamza: Kosova ndër dy vendet më të varfra në Evropë, nevojitet kthesë e madhe”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.