Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se vendi po rrëshqet drejt varfërisë së thellë.
“Kosova është renditur ndër dy vendet më të varfra në Evropë”, ka shkruar Hamza, duke e cilësuar këtë si lajm shqetësues për të gjithë.
Sipas tij, faji qëndron te qeverisja aktuale. “Energjia e pushtetit është harxhuar në përçarje, propagandë dhe konflikte të pafundme politike”, ka theksuar kryetari i PDK-së.
Hamza ka paralajmëruar pasoja afatgjata nëse gjendja nuk ndryshon.
“Nëse kjo gjendje vazhdon edhe pak, pasojat do të jenë afatgjata”, ka shkruar ai.
Kryetari i PDK-së ka kërkuar institucione serioze dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Ky vend meriton më shumë”, ka përfunduar Hamza.

