Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Prokuroria Speciale i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklaratat për Blerim Isufajn të pavërteta dhe pa bazë faktike”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/05/2026
in Category
0
“Prokuroria Speciale i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklaratat për Blerim Isufajn të pavërteta dhe pa bazë faktike”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj.

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se Kosovës i duhet një kryeprokuror i ri. Ai ka akuzuar kryeprokurorin Blerim Isufaj se është fajtor për gjendjen në prokurori.

“A e kuptoni në çfarë gjendje jemi për shkak të një personi. Sa i përket prokurorisë shumica e problemeve kanë emër të përveçëm e që është Blerim Isufaj. Duke qenë që unë nuk jam Luigji XIV atëherë Kuvendi duhet ta bëjë reformimin me proces të Vettingut dhe Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme. Luigji XIV e ka sjellë këtë kryeprokuror dhe po akuzohem unë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Prokuroria Speciale dhe kryeprokurori i saj Blerim Isufaj, përmes një reagimi kanë thënë se refuzojnë të komentojnë deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke i quajtur të pavërteta dhe të pabazuara në fakte.

Prokuroria thekson se PSRK vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rithekson përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.

PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.

Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”. thuhet në reagim.

 

Njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rithekson përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.
PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.

Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës

Related

Previous Post

“Ngërçi politik: Kurti thotë se Kosovës i duhet president konsensual pas zgjedhjeve”.

Next Post

“Miratohet dizajni: Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit”.

Next Post
“Miratohet dizajni: Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit”.

“Miratohet dizajni: Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.