Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Edhe një goditje për qytetarët: rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë për 4.3%..

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/05/2026
in Category
0
Edhe një goditje për qytetarët: rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë për 4.3%..
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i ndërtimit në Kosovë po përballet me një tjetër valë shtrenjtimi. Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 janë rritur kostot e transportit, pagave, materialeve ndërtimore dhe energjisë. 

Kostoja e ndërtimit në Kosovë po vazhdon të rritet, duke e bërë gjithnjë e më të shtrenjtë ndërtimin e banesave, objekteve dhe projekteve infrastrukturore.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sektori i ndërtimit është përballur me një valë të re shtrenjtimi, e ndikuar nga rritja e çmimeve të materialeve, pagave, transportit dhe kostove të tjera operative.

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN), kostoja e përgjithshme e ndërtimit është rritur për 2.5 për qind vetëm brenda tre muajve të parë të vitit, krahasuar me fundin e vitit 2025. Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja arrin në 4.3 për qind.

Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, i cili vetëm në krahasimin vjetor është shtrenjtuar për 11.5 për qind. Po ashtu, pagat në sektorin e ndërtimit kanë pësuar rritje për 8.6 për qind, duke reflektuar mungesën e fuqisë punëtore dhe rritjen e kostos së punës në treg.

Tremujori i parë 2026 – Tremujori i katërt   2025,      2,5 %

 Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje  për ( 2.5%) në tremujorin e parë (TM1) 2026  krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025.

Rritje kishte transporti (5.9%), pagat (2.8%),kostot tjera (2.6%),materiale(2.5%) dhe makineritë (0.5%).

Zbritje kishte te energjia (-3.9%)

Tremujori i parë  2026 – Tremujori parë 2025,         4,3 %Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.3%) në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025.

Rritje më të madhe kishte transporti (11.5%),pagat (8.6%),kostot tjera (6.2%),energjia,(5.5%),materialet (3.2%) dhe te makineritë(0.7%).

Shtrenjtim ka pasur edhe te materialet ndërtimore, të cilat janë rritur për 3.2 për qind në nivel vjetor. Kjo përfshin produktet bazë të ndërtimit që përdoren në banesa, objekte afariste dhe infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të projekteve ndërtimore.

Edhe kostot tjera operative janë rritur për 6.2 për qind, ndërsa energjia ka shënuar rritje prej 5.5 për qind në krahasimin me vitin paraprak. Vetëm makineritë kanë pasur një rritje më të ulët, prej 0.7 për qind.

Në krahasimin tremujor, përveç rritjes së transportit për 5.9 për qind dhe pagave për 2.8 për qind, ASK evidenton rritje edhe te materialet ndërtimore për 2.5 për qind dhe kostot tjera për 2.6 për qind. E vetmja kategori që ka shënuar rënie është energjia, me një zbritje prej 3.9 për qind./Demokracia.com/. 

Related

Previous Post

RTK në krizë: pagat e punëtorëve në rrezik.

Next Post

Milot Rashica me oferta nga Franca dhe Italia.

Next Post
Milot Rashica me oferta nga Franca dhe Italia.

Milot Rashica me oferta nga Franca dhe Italia.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.