Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Mitrovicë: 31-vjeçari vret një person dhe plagos një tjetër me thikë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/05/2026
in Category
0
Mitrovicë: 31-vjeçari vret një person dhe plagos një tjetër me thikë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 37 vjeçar ka vdekur në Mitrovicë pas lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje. Viktima ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Rasti është kualifikuar si “vrasje e rëndë”.

Policia njofton se në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë.

Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 27.05.2026, rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin.

Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë. Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe sipas informatave të pranuara nga stafi mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Me urdhër të prokurorit të te krimeve të rënda, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Me aktvendim te prokurorit, të dyshuarit mashkull i moshës 31 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh ndërsa njësitet kompetente policore do të vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Related

Previous Post

Bedri Hamza sot mban konferencë për media.

Next Post

“Inflacioni 2.0”: akuza të forta – “Nuk është ndihmë, por korrupsion”.

Next Post
“Inflacioni 2.0”: akuza të forta – “Nuk është ndihmë, por korrupsion”.

“Inflacioni 2.0”: akuza të forta – “Nuk është ndihmë, por korrupsion”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.