Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KQZ akrediton 29 organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, pezullohet një parti politike.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/05/2026
in Category
0
KQZ akrediton 29 organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, pezullohet një parti politike.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 29 organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Ndërsa, dy organizatave iu refuzua ky akreditim, me arsyetimin se njëra nuk zhvillon veprimtari që ndërlidhen me procesin zgjedhor ose me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rrjedhimisht, u rekomandua refuzimi i akreditimit dhe u mor vendimi për refuzim.

Po ashtu, edhe për organizatën “Odbor za kontrolu i opservaciju” u tha se në dokumentet e statutit të saj i referohet Kosovës me termin “Kosovo i Metohije”, formulim ky që bie ndesh me rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës. Prandaj, u refuzua akreditimi i kësaj organizate me 9 vota pro dhe një abstenim.

Pas kësaj, mbledhja vazhdoi me rekomandimin për pezullimin e partisë politike të regjistruar “Eko-Levizja e Gjelbër” me akronim ELGJ. U tha se ky subjekt politik është dashur të mbajë kuvendin e tij zgjedhor më 25 maj 2026, por zyra nuk ka pranuar asnjë njoftim për mbajtjen e këtij kuvendi.

Zyra i rekomandoi KQZ-së që të pezullojë këtë subjekt politik, në mënyrë që ai të aplikojë dhe brenda 45 ditëve ta mbajë kuvendin zgjedhor. Përveç kësaj, u rekomandua që në rast të mosmbajtjes së kuvendit brenda afatit prej 45 ditësh, partia politike të çregjistrohet.

Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, KQZ-ja mori vendim për pezullimin e kësaj partie politike.

Related

Previous Post

Bedri Hamza: Qytetarët do t’i japin fund krizës politike me votën e tyre, ndryshimi është afër.

Next Post

Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues.

Next Post
Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues.

Haradinaj: Prokuroria Speciale “në ethe”, çlirimtarët do të kthehen triumfues.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.